Kafenetë pritet të rihapen të hënën e ardhshme

Desk
By Desk May 4, 2020 19:18

Kafenetë pritet të rihapen të hënën e ardhshme

Alsat mëson se nga e hëna tjetër kafenetë do të fillojnë të pranojnë klientë. Odat ekonomike sot i dorëzuan propozimet e tyre në Komisionin e Sëmundjeve Infektive, mbi atë si planifikojnë të punojnë objektet e hotelierisë në të ardhmen. Informacioni që morëm thotë që autoritetet fillimisht iu dërguan protokolle hotelierëve, të cilat përmbajnë kufizime të mëdha për rifillimin e veprimtarisë së tyre. Ministri i shëndetësisë Filipçe tha se po bëhen përgatitjet për hapjen e kafiterive.

Lidhur me protokollet, të them se qëndrimi është kafenetë dhe restorantet fillimisht të punojnë vetëm jashtë duke ruajtur distancën. Por lejoni që krejt kjo të merr epilog dhe deri në fund të javës të publikohet nga ana e komisionit dhe nga fillimi i javës së ardhshme e gjithë kjo të jetë në funksion- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Hotelierët besojnë se paravanet ose kufizime të ngjashme mbrojtëse midis klientëve në tryeza nuk do të jenë të detyrueshme.

Oda e hoteleirëve në LOE

Para së gjithash, logjika është një distancë sigurie midis klientëve. Kjo është e domosdoshme dhe më e rëndësishmja, shëndeti i klientëve dhe shëndeti i stafit. Me këtë mund të përmbushen standardet e sigurisë dhe të shëndetit. Sepse në rast të kufizimit të metrave katror do të përballemi me probleme në terren. Për sa i përket llojeve të ndryshme të tavolinave, karrigeve, mbulim të ndryshëm të hapësirës.

Hoteleirët me të madhe i përgatisin tarracat dhe lokalet për hapje, dhe për ti mirëpritur klientët e parë pas fillimit të krizës me koronën. Angelovski thotë se një metër e gjysmë është një distancë e mjaftueshme nga një karrige në tjetrën, që është në tryezën tjetër. Oda kërkon që në një tavolinë të ulen më shumë se katër klientë, dhe fëmijët të mos llogariten si klientë të rritur.

Sektori i hotelierisë dhe turizmit ishte ndër të parët që u urdhërua të mbyllet me dekret të Qeverisë, si një nga masat parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Informacioni ynë është se nga e hëna e ardhshme do të fillojnë të punojnë edhe Qendrat e mbyllura tregtare në të gjithë vendin, por me orar të shkurtuar të punës.

Desk
By Desk May 4, 2020 19:18