Kalaja e Shkupit e harruar nga institucionet, e ka mbuluar bari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:37

Kalaja e Shkupit e harruar nga institucionet, e ka mbuluar bari

Kalaja e Qytetit të Shkupit është një nga atraksionet më të mëdha për turistët që vizitojnë vendin tonë, të cilët presin me padurim të shohin atë që ka mbetur nga muret e ndërtuara mijëra vite më parë. Мegjithatë ajo që i pret brenda sipërfaqes se kalasë është zhgënjyese.

Pavarësisht pamjes madhështore që i jep kryeqytetit, kalaja e qytetit të Shkupit duket se është harruar nga institucionet, pasi bari këtu duket se ka arritur pothuajse në gjysme metri, por edhe mbeturina ka gjithandej. Turistëve u është krijuar përshtypja se askujt nuk i intereson për këtë objekt historik dhe kulturorë të vendit.

Bari i pakositur veçanërisht në këto temperatura të larta bën që vizitorët të jenë më të kujdesshëm se ku hedhin këmbët, pasi sipas tyre ato rrethana krijojnë kushte të mira për strehim të zvarranikëve të rrezikshëm, siç janë gjarpërinjtë.

A ju krijon kjo pamje përshtypjen se kalaja, ky monument kulturor dhe historik është lënë pas dore nga institucionet?

“Unë mendoj se do të mund të shfrytëzohej pak më mirë. Ndoshta të bëhen festivale këtu gjatë verës, koncerte, kinema verore dhe të ngjashme. Po duhet të kujdesen pak më mirë për pjesën e brendshme”, tha një turist.

“Po, mendoj se duhet të kujdesen pak më mirë për Kalanë, për të qenë i sinqertë. Mendoj se ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, sepse ofron pamje shumë të bukura, por është disi e lënë pas dore dhe e mbuluar nga bari”, shtoi një tjetër turist.

Nga Qyteti i Shkupit thotë se nuk mund të veprojnë në Kala pa lejen e ministrisë së Kulturës, sepse ajo është kompetente për mirëmbajtjen e pjesës së brendshme të Fortesës.

Sipas Qytetit të Shkupit Ndërmarrja e Parqeve dhe Gjelbërimeve si dhe Higjiena Komunale janë përgjegjëse vetëm për hapësirën jashtë mureve rrethuese të kalasë.

Ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov pati bërë disa përpjek që kalanë ta ktheje nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, por nuk pati sukses./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Gusht, 2022 19:37