Kaleska: Përpjekja për të politizuar regjistrimin nuk do të kalojë

Përpjekjet për të politizuar procesin e regjistrimit nuk do të kalojnë, tha deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska Vançeva, në TV 24. Ajo theksoi se qytetarët që jetojnë jashtë vendit për 12 muaj do të numërohen ndaras dhe nuk do të hyjnë në regjistrimin e popullsisë rezidente, përcjell FLAKA.
“Prona, pasuri të paluajtshme, kompani, apartamente janë të shënuara gjithashtu. Unë dua të them se qytetarët do të jenë në një listë të veçantë dhe nuk do të hyjnë në regjistrimin e popullsisë rezidente. Por ne do të dimë se sa pronë kanë ata këtu, strukturën nga vijnë”, tha Kaleska-Vançeva.
Përpjekjet për të llogaritur përqindjet për përkatësinë etnike, tha ajo, janë të panevojshme. FLAKA