“Kam shitur lëndë narkotike, kam bërë sherre për para”, Noizy rrëfehet për jetën në Angli

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 20:59

“Kam shitur lëndë narkotike, kam bërë sherre për para”, Noizy rrëfehet për jetën në Angli

Noizy është njëri nga reperët që rrallë shihet në intervista.

Ai është ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, shkruan lajmi.net.

Së fundi ka dhënë një intervistë për revistën italiane, ‘Esse’, ku ka folur mbi jetën dhe karrierën artistike.

“Në Shqipëri me Noizyn” mban titullin intervista, e realizuar në Zvicër, Durrës e Tiranë, ku flet për të shkuarën dhe për arritjet në muzikë.

Derisa ka folur për periudhën në Angli, reperi rrëfeu se dikur ka shitur drogë dhe është përplasur fizikisht për të fituar para, gjëra për të cilat sot nuk është krenar.

Ai u mundua të përcillte mesazhin se çdo njeri mund të fitojë para dhe të arrijë majat në rrugë të tjera, por duhet të jetë një shembull.

“Nuk do gënjej, në Angli kam shitur drogë, kam bërë sherre për para… dhe këto probleme bënë që të më largonin nga Angli. Por, kam hequr dorë nga jeta e çmendur. Tani çdo gjë e përqendroj te zgjuarsia dhe si të bëj para”.

“Isha një “street fighter”, shisja drogë, diçka për të cilën nuk jam krenar. Por, tani nuk e bëj më këtë gjë. Nuk do i thoja askujt ta bënte këtë. Ka gjithmonë mënyra të tjera për të bërë para dhe sukses”, theksoi mes tjerash ai./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Shkurt, 2024 20:59

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare