“KAMENOS TË MOS KRIJOJË PROBLEME NË QEVERI PËR SHKAK TË MAQEDONISË”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 11:24

“KAMENOS TË MOS KRIJOJË PROBLEME NË QEVERI PËR SHKAK TË MAQEDONISË”

Mendoj se është e pamundur që Kamenos dhe Grekët e Pavarur të këmbejnë mendime për përmbajtjen e Marrëveshjes së Prespës, por nuk duhet për këtë të mohohen arsyet pse u formua qeveria e koalicionit, thotë sekretari i sapozgjedhur i përgjithshëm i komitetit qendror të SYRIZA-s, Panos Skurletis, në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Skurletis thotë se i respekton qëndrimet e Kamenos dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë i bën thirrje partnerit të koalicionit të mos krijojë probleme në punën e qeverisë.

“Mendoj se është e pamundur që Kamenos dhe Grekët e Pavarur të këmbejnë mendime për përmbajtjen e marrëveshjes. Askush nuk e kërkon këtë nga ai. Por, atë që duhet ai ta marrë parasysh është kjo: nëse mosmarrëveshjet në këtë çështje të rëndësishme, e cila nuk është bazë e marrëveshjes tonë kur filloi kjo qeveri, kur e formuam koalicionin, nëse është arsye për t’i mohuar arsyet sepse ishim së bashku edhe në janar të vitit 2015 edhe në shtator të viti 2051”, thotë Skurletis dhe shton se është përgjegjësi e madhe politike e Kamenos.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 11:24