Kampionati Evropian për femra do të luhet në Maqedoni, Mal të Zi dhe Slloveni nga data 4 deri më 20 nëntor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:21

Kampionati Evropian për femra do të luhet në Maqedoni, Mal të Zi dhe Slloveni nga data 4 deri më 20 nëntor

Nën sloganin #PLAYWITHHEARТ (#LUAJMEZEMËR), Maqedonia, së bashku me Slloveninë dhe Malin e Zi, do të jetë nikoqir i Kampionatin Evropian të Hendbollit për Seniore këtë vjeshtë. Kampionati do të mbahet nga 4 deri në 20 nëntor dhe në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane, në fazën paraprake në kuadër të grupit C do të luajë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për femra, së bashku me Holandën, Rumaninë dhe Francën, njoftoi sot kryetari i Federatës së Hendbollit të Maqedonia (FHM), Zhivko Mukaetov, njofton Meta.mk.

Ndeshjet nga grupi C preliminar do të luhen në QS “Boris Trajkovski”, kurse biletat tashmë janë në shitje.

“Është sfidë dhe nder i madh për ne që jemi organizatorë, kurse kjo është ngjarja më e madhe që zhvillohet në Maqedoni. Jemi në grup me Francën, Holandën dhe Rumaninë, kurse në raundin e dytë vijnë kombëtaret me cilësi të lartë”, tha Mukaetov.

Ai po ashtu ka bërë apel të gjithë adhuruesve të hendbollit që të vijnë dhe të mbështesin hendbollistet.

“Ftoj publikun e Maqedonisë që të vijë në numër sa më të madh për të mbështetur hendbollistet e  kombëtares sonë, si dhe për të parë drejtpërdrejt ekipet më të mira evropiane të hendbollit. Le të kënaqemi me hendbollin evropian. Të gjitha skuadrat më të mira evropiane do të kemi mundësi t’i shohim në Shkup, si nikoqirë edhe të fazës kryesore. Njëkohësisht falënderoj edhe Qeverinë, e cila mori përsipër t’i rregullojë deri në fund të gjitha gjërat në KS “Boris Trajkovski” që duhet të korrigjohen. Duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të organizojmë një performancë të lartë në nivel evropian”, tha Mukaetov.

Në kuadër të manifestimit, Gordana Naceva – një nga emrat më të shquar të hendbollit dhe kapitene e ish-kampionit evropian Kometal Gjorce Petrov, u promovua në ambasadore të Women’s EHF EURO 2022 SLO/MKD/MNE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Shtator, 2022 22:21

28
Nën
Pasi sot Shkupi u bllokua nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si...
28
Nën
Kur e mora përgjegjësinë e kryeministrit para 10 muajsh, haptas u thashë të gjithëve: qëllimi...
28
Nën
Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Admirim Aliti mori pjesë në ngjarjen publike në temën:...
28
Nën
Rektori i Universitetit ka shkruar një postim pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, pasi...