Kampioni i botës, turne në shah përmes internetit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 20:19

Kampioni i botës, turne në shah përmes internetit

Kampioni aktual botëror në shah, Magnus Karlsen ka vendosur që të organizojë turne të shahut me fond shpërblyes që kap shifrën prej 250 mijë dollarë. Nisma do të jetë më 18 prill dhe do të zgjas deri më 3 maj, ndërsa do të marrin pjesë 8 shahistët më të mirë në këtë moment. Karlsen, për shkak të pandemisë “Covid 19”, ka vendosur që turneun të organizojë përmes internetit.

“Shahu është sporti i vetëm në botë që nuk ka diferencë a luhet në një tabelë të drurit ose para monitorit. Do të jetë një moment historik për këtë sport, pasi që mund të luhet në nivel profesional përmes lidhjeve të internetit. Është një rast, por edhe përgjegjësi që botës ti ofrojmë diçka ndryshe në këtë periudhë kur sportet e tjera janë në pushim,” ka thënë mes tjerash shahisti norvegjez.

Para 8 ditëve u ndërpre turneu i FIDE-s në mes kandidatëve për sfidant të kampionit në Ekaterinburg, ku 8 shahist luftuan për mundësinë që të bëhen sfidues të Magnus Karlsenit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 20:19