KANAL 5: Testi i parë i Mihajlovskit ishte negativ

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 21:22

KANAL 5: Testi i parë i Mihajlovskit ishte negativ

Gazetari I Kanal 5 Goce Mihajllovski simptomat e para me COVID-19 I ka patur të dielën më 5 Prill. Mihajllovski intervistën me liderin socialdemokrat Zoran Zaev e ka patur më 2 Prill kurse me liderin e opozitës Hristijan Mickoskin më 3 Prill.

Në komunikatën e televizionit thuhet se Mihajllovski më 28 dhe 29 Mars ka vizituar prindërit në Prilep, kurse nga e Hëna më 30 Mars ka vazhduar me punë në redaksinë e lajmeve, pa patur simptoma.

“Simptomat e para të Mihajllovskit janë paraqitur të dielën më 5 Prill. Nga e Hëna më 6 Prill, me kërkesë të kompanisë, ai është në vet-izolim. Për shkak se ka patur temperaturë më të lartë se 38 gradë, përmes mjekut të tij amë kishte kërkuar të testohet, por për shkak të anketës elektronike, nuk ka patur simptoma të mjaftueshme që të dërgohet për testim. Më 7 Prill, në orët e mëngjesit, për shkak të rritjes së temperaturës ka bërë testin përmes gakut në një spital privat, që kishte treguar se është negativ me koronavirus. Dje ka shkuar në Spitalin 8 “Shtatori” ku i është bërë edhe një testim që ka rezultuar pozitiv” – thuhet në komunikatën e Televizionit Kanal 5.

Ndërkohë Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar Irinka Sotirova ka deklaruar se në familjen e gazetarit Goce Mihajllovski ka një anëtar të sëmurë nga koronavirusi. Mihajllovski, I cili ka rezultuar pozitiv, sipas saj, ka patur kontakt me këtë anëtar të familjes./KlanMacedonia

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 21:22