Kanceri i qafës së mitrës, çdo vit sëmuren rreth 150 gra

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:18

Kanceri i qafës së mitrës, çdo vit sëmuren rreth 150 gra

T&S

Në nivel vjetor mbi 150 gra sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, thonë nga Klinika e Onkologjisë dhe një pjesë e tyre përfundojnë me fatalitet. Mjekët thonë se zbulimi i hershëm është i rëndësishëm për shërim.

Po ashtu të rëndësishme janë edhe kontrollet e rregullta gjinekologjike me testet për HPV, por edhe vaksinimi që është i domosdoshëm për vajzat prej moshës 12 vjeçare.

“Vendet e zhvilluara perëndimore të Evropës perëndimore, veçanërisht duhet ta potencoj Australinë ku me rritjen e përqindjes dhe përfshirjen e vaksinimit shkojnë në atë se karcinomi në qafën e mitrës, gjegjësisht infeksioni HPV që çon ne karcinom në qafën e mitrës të zhduket.”, – deklaroi koordinatorja kombëtare për imunizim, Aleksandra Grozdanova.

“Vaksina e re 9 valente mbron deri në 92 për qind të rasteve. Kjo vaksinë 9 valente llogaritet si zbulim i shekullit 21.”, – theksoi kryetari i shoqatës së mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov.

Infeksioni me Hpv më së shumti bartet nga marrëdhëniet seksuale. Kanceri në qafën e mitrës është arsyeja e dytë për vdekshmëri tek gratë pas kancerit të gjirit.

“Terapinë inovative me bevacezumap dhe pembrolezumap si pjesë e imunoterapisë për momentin e kemi dhe paceintet me karcinom në qafën e mitrës, gjegjësisht metastazë në qafën e mitrës në linjën e dytë apo linjë të mëtutjeshme e kanë aktualisht terapinë.”, – theksoi violeta klisarova nga shoqata për radioterapi dhe onkologji.

Kanceri në qafën e mitrës është problem global. Në suaza botërore regjistrohen rreth 600 mijë raste dhe gjysma prej tyre përfundojnë me fatalitet.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:18