Kandidati për president të Bullgarisë, Panov: Do ta shtrij dorën e bashkëpunimit me fqiun

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:17

Kandidati për president të Bullgarisë, Panov: Do ta shtrij dorën e bashkëpunimit me fqiun

Kandidati i pavarur për president të Bullgarisë, i propozuar nga nisma “Drejtësi për secilin” dhe imbështetur nga Bullgaria demokratike, Llozan Panov këtyre ditëve do ta vizitojë Shkupin, ku, sipas paralajmërimeve, do të ketë takime “me miqtë e Bullgarisë dhe me përfaqësues të bullgarëve të Maqedonisë ku do të bisedohet për të ardhmen e marrëdhënieve bullgaro-maqedonase”.

Para vizitës në Shkup, Panov ka thënë për Agjrencinë MIA se pamundësia për të arritur kompromis mes Sofjes dhe Shkupit vendosën marrëdhëniet e dy shteteve në “qorr -sokak”, ndërkaq zotohet se me fqinjët, do ta shtrijë dorën dhe do të relaksojë marrëdhëniet.

Panov propozon që bisedimet mes dy vendeve të bazohen në vullnetin e mirë dhe mbi të gjitha të parandalojnë “doktrinën e negociatave midis Sofjes dhe Shkupit”. Panov është i bindur se gjuha e urrejtjes është një problem serioz në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase.

Ambasada bullgare në RMV: Shtetasit bullgar në RMV, kanë të drejtën e votës

Ndërkohë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Bullgari mbahen të dielën më 14 nëntor, ndërsa ambsada bullgare në vend ka njoftuar se të gjithë shtetasit bullgar që jetojnë në RMV, të drejtën e votës mund ta ushtrojnë në disa vendvotime, si : në Shkup, Shtip, Kavadar Manastir, Ohër, Prilep dhe në Strumicë, të dielën nga ora 7-20.

Të drejtën e votës mund ta realizojnë edhe me dokumente jovalide, afati I të cilave ka skaduar në mars të vitit 2020, thuhet në njoftimin e ambasadës bullgare në RMV./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 20:17
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.