Kapen 14 emigrantë në Vaksincë, arrestohet kontrabanduesi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 2, 2019 19:26

Kapen 14 emigrantë në Vaksincë, arrestohet kontrabanduesi

Kapen edhe 14 emigrantë në fshatin Vaksincë, afër brezit të gjelbër kufitar me Serbinë.

Sipas burimeve të MPB-së, mbrëmë për dy orë policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera të një personit me dyshimin e bazuar për trafikim me njerëz. Gjashtë prej emigrantëve ishin nga India, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani dhe Afganistani. Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanocë. Me urdhër gjyqësorë paraprakë policia ka arrestuar të dyshuarin B.A. 44 vjeç. Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Kumanovë ku edhe pritet t’i caktohen masat e kujdesit. Edhe të shtunën e kaluar, në Vaksincë polica gjeti 81 emigrantë në mesin e të cilëve 19 ishin të moshës së mitur, të cilët ishin të strehuar në objektin e të dyshuarit N.A. i cili edhe ishte arrestuar. (Alsat)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 2, 2019 19:26