Kapen 53 emigrantë, arrestohet një 39-vjeçar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Dhjetor, 2021 12:33

Kapen 53 emigrantë, arrestohet një 39-vjeçar

T&S

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut informuan se në stacionin pagues “Romanovc”, mbrëmë në orën 22:00 nëpunës të policisë nga Departamenti për Punë Kufitare dhe Emigrime e privuan nga liria A.Q. (39) nga fshati Stojkovë i Gjevgjelisë, sepse në automjetin që e drejtonte u gjetën 53 emigrantë.

Nga MPB njoftuan se gjatë kontrollit të automjetit të mallrave “man” me gjysmërimorkio “shmitz”, të cilën e drejtonte në drejtim prej Kumanove drejtë Shkupit, u gjetën 53 persona – emigrantë, prej të cilëve 34 persona nga India dhe 19 persona nga Kuba.

“Emigrantët janë vendosur në Qendrën transitore “Tabanoc”, ndërsa shoferi A.Q. iu dorëzua zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Ndaj tij do të ngrihet akuzë përkatëse pas dokumentimit të plotë të rastit”, u bë e ditur në kumtesën e MPB-së, shkruan TV21

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Dhjetor, 2021 12:33