Kapet 700 kg heroinë në Ukrainë, arrestohen dy maqedonas

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 11:55

Autoritetet në Ukrainë kanë njoftuar se e kanë konfiskuar një sasi të madhe të heroinës, vlera e përgjithshme e së cilës besohet të jetë rreth 60 milionë dollarë. Sasia prej më shumë se 700 kilogramëve të kësaj substance të shtrenjtë narkotike është gjeturnë pjesët qendrore dhe perëndimore të Ukrainës.

Komandanti i përgjithshëm i policisë, Serhiy Knyazev, njoftoi përmes rrjetit social “Facebook” se policia i ka realizuar dy operacione në rajonin e Kievit, me ç’rast i ka konfiskuar 600 kilogramë heroinë me vlerë prej 50 milionë dollarësh. “Nuk kam parë asnjëherë një sasi kaq të madhe të heroinës”, ka shkruar ai.

Përpos kësaj sasie, policia i ka gjetur dhe i ka konfiskuar më shumë se 100 kilogramë heroinë në periferi të Kievit. Kjo sasi e drogës është gjetur brenda një veture luksoze.

Komandanti i policisë njoftoi se gjatë këtyre operacioneve janë arrestuar katër persona: një shtetas i Moldavisë, një shtetas i Turqisë dhe dy të tjerë nga Maqedonia.

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 11:55