Karakaçanov: Bllokada për në BE do të zgjojë politikanët maqedonas nga ëndrra jugosllave

Desk
By Desk October 23, 2020 21:41

Karakaçanov: Bllokada për në BE do të zgjojë politikanët maqedonas nga ëndrra jugosllave

“Nëse Bullgaria bllokon Maqedoninë, do të jetë më mirë për disa politikanë maqedonas të zgjohen nga gjumi i thellë jugosllav”, tha Ministri Bullgar i Mbrojtjes dhe Zëvendës Kryeministri Krasimir Karakaçanov në një intervistë për TV Sitel, përcjell FLAKA.

“Do të jetë mirë sepse disa politikanë në Maqedoni do t’i bëjnë ata të zgjohen nga ëndrra e thellë Jugosllave dhe të kuptojnë se nuk mund të hyni në BE me gjysmë të vërteta dhe premtime boshe, të cilat nuk keni ndërmend t’i realizoni. Atëherë mbase të gjithë ata politikanë, të cilët në përgjithësi, nuk kanë bërë asgjë në këto 3 vjet, do të bëjnë diçka të dobishme për vendin e tyre”, tha Karakaçanov.

Ai shton se nëse ai është diplomat, maqedonasit duhet të kuptojnë se marrëdhëniet ndërshtetërore duhet të jenë të ndershme dhe dypalëshe.

“Nëse ju dëshironi, unë mund të kthehem 30 vjet prapa dhe të shoh se çfarë ka bërë Bullgaria për Maqedoninë dhe çfarë ka bërë Maqedonia për Bullgarinë në 30 vitet e fundit?”, pyeti zv / kryeministri bullgar. FLAKA

Desk
By Desk October 23, 2020 21:41