Karakaçanov: E tërhoqëm emërimin e Kamçev si konsull nderi, sapo Maqedonia tha se nuk ishte i pranueshëm

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 24, 2019 21:48

Karakaçanov:  E tërhoqëm emërimin e Kamçev si konsull nderi, sapo Maqedonia tha se nuk ishte i pranueshëm

Bullgaria ndryshoi mendjen. Ajo nuk do të emërojë biznesmeni Orçe Kamçev, i dyshuari në rastin “Perandoria” dhe një dëshmitar në aferën “Zhvatja”, si konsull nderi në Maqedoni, përcjell FLAKA.

Zv.kryeministri bullgar dhe ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov thanë në një intervistë për Kanal 5 se ky vendim u mor pas reagimeve në publikun maqedonas dhe kundërshtimet e Qverisë.

“Vitin e kaluar Kamçev u propozua për konsull nderi bullgar, me argumentin se ai është një person që ka shumë ndikim në ekonomi, ka autoritetin e vet në Maqedoni. Por, kur autoritetet maqedonase nuk e mbështetën këtë ide, siç e shihni, Bullgaria nuk e hap çështjen, sepse siç e shihni se është shtetas i Republikës së Maqedonisë. Përndryshe, Bullgaria e propozon atë, por kur Maqedonia thotë se nuk është e pranueshme për ne, nuk ka asnjë problem, ne po e barazojmë me mendimin tuaj”, tha Karakaçanov.

Ai thotë se me vëmendje e ndjek çështjen “Zhvatja”, por mohon çdo spekulim rreth ndonjë lidhjeje midis Bullgarisë dhe rastit. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 24, 2019 21:48