Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • FOKUS
  • Karakaçanov: Nuk ka asnjë bazë që kombi i krijuar në Moskë të ketë pakicë në Bullgari

Karakaçanov: Nuk ka asnjë bazë që kombi i krijuar në Moskë të ketë pakicë në Bullgari

Redaksia

Vetëm një ditë pasi iu vërsul Departamentit të shtetit të SHBA, duke i quajtur ata “batakçi” sepse në raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut për Bullgarinë kanë kërkuar njohjen e pakicës maqedonase në vend, Krasimir Karakaçanov, Zëvendës kryeministri Bullgar dhe Ministër i mbrojtjes, si dhe kryetar i partisë nacionaliste VMRO-BND, sot përsëri u shfaq në televizion me tezat e tij që e mohojnë ekzistencën e kombit maqedonas, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Duke qenë mysafir në emisionin “Që nga dita” (“Още от деня“) në Televizionin kombëtar Bullgar, Zëvendës kryeministri dhe Ministër i mbrojtjes në Bullgari sërish foli për raportin, duke thënë se autorëve të tij u ishin dhënë shumë informacione të shtrembëruar dhe se nuk i kishin mësuar mësimet dhe nuk i kanë lexuar raportet e kolegëve të tyre nga vitet 1940 dhe 1950, të cilët kanë shkruar për Bullgarë në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut.

“Njerëzit që e kanë shkruar raportin në pjesën për pakicën maqedonase ose nuk e kanë mësuar leksionin e historisë ose nuk i kanë lexuar raportet e paraardhësve të tyre. Ai u rekomandon atyre në Departamentin e Shtetit, që e kanë shkruar raportin të lexojnë ato që kanë shkruar kolegët e tyre, në të njëjtin Departament të Shtetit në Uashington, në vitet 40-50, të cilët shkruajnë shumë qartë se çfarë është popullsia në Maqedoninë e Veriut të sotme. Ata flasin për Bullgarë. Dhe ato janë raporte nga CIA dhe Departamenti i tyre i Shtetit. Shkruajnë për Bullgarë të cilët shikojnë drejt Bullgarisë dhe nuk duan të jetojnë në Jugosllavi”, është mesazhi nga Karakaçanov.

Lidhur me kërkesën në raportin vjetor për të njohur pakicën maqedonase në Bullgari, Karakaçanov tha se Bullgaria nuk mund të njohë “pakicën e një kombi të krijuar në Moskë”, duke përsëritur tezën e tij se populli maqedonas u “shpik” nën presionin e BRSS.

“Në një moment në shekullin 21, fillojmë të flasim për diçka tjetër. Cilën pakicë maqedonase duhet të njohë Bullgaria? Atë që u krijua në Moskë? Diçka nuk më duket e logjikshme. Nuk ka asnjë bazë që një komb i krijuar në Moskë, i udhëzuar nga Jugosllavia e Titos pas vitit 1944, të pretendojë që ai komb në territorin e Bullgarisë të njihet si pakicë. Është absurd i absurdeve”, ka komentuar kryetari i VMRO-BND.

Lidhur me pjesën e raportit ku ai drejtohet drejtpërdrejt për paraqitjen e një ankese te Kryeprokurori i Bullgarisë për dy “organizata separatiste” të regjistruara, Karakaçanov tha se nuk pendohej dhe do ta bënte përsëri.

“Po, unë e kam bërë atë dhe sërish do ta bëja. Do ta bëja atë jo vetëm sepse jam Ministër i mbrojtjes dhe Zëvendës kryeministër për siguri, por edhe sepse jam Bullgar”, tha Karakaçanov në emision, në të cilën ai foli për protestat kundër qeverisë në Bullgari, në të cilën merr pjesë edhe VMRO-BND e tij.

Continue Reading

Previous: Micevski: Nuk besoj se ASH-AAA ka shumicën e badenterit
Next: Musliu: Mesazhet e Ambasadës Amerikane kanë efekt te politikanët shqiptar

Të ngjashme

Mickoski_40 Mickovski: Dyshime për përfshirjen e Zaev në kriminalitet. LSDM: Mickovski është mbrojtës i kriminalitetit

Mickovski: Dyshime për përfshirjen e Zaev në kriminalitet. LSDM: Mickovski është mbrojtës i kriminalitetit

Redaksia
3_879 RMV – destinacion i preferuar i turistëve holandez

RMV – destinacion i preferuar i turistëve holandez

Redaksia
sindikati Lidhja e sindikatave, të gjith deputetët të miratojnë pakon e pestë

Lidhja e sindikatave, të gjith deputetët të miratojnë pakon e pestë

Redaksia

TË FUNDIT

ZUDI-ALIMOSKI Me pengesa fizike, por 50 vjet ka punuar si samarxhi! Kërkon pension, sepse i ka paguar kontributet

Me pengesa fizike, por 50 vjet ka punuar si samarxhi! Kërkon pension, sepse i ka paguar kontributet

20210417151553-780x439-1-696x392-1 Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Kjo është vajza që dhuroi gjithë organet pas vdekjes

Lulzim-Ismaili Boks, Ismaili mposht boshnjakun Taranoviç

Boks, Ismaili mposht boshnjakun Taranoviç

Greqia-1-696x392 Greqi, 67 humbje jete në një ditë/ Situatë alarmante në fqinjin jugor me infektimet

Greqi, 67 humbje jete në një ditë/ Situatë alarmante në fqinjin jugor me infektimet

516914-kYj39RubUu Zidane: Kontratat nuk kanë vlerë në futboll

Zidane: Kontratat nuk kanë vlerë në futboll


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.