Karakaçanov: Të shqetësuar nga fitorja e VMRO-DPMNE

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 09:41

Karakaçanov: Të shqetësuar nga fitorja e VMRO-DPMNE

Ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov thotë se të drejtat e bullgarëve në janë sipas nivelit të Jugosllavisë së Titos.

Ai po ashtu komentoi edhe zgjedhjet e rezultateve zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, tani çështja e hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE duket shumë më e komplikuar.

Ish-zëvendëskryeministri shprehu keqardhje që qeveria e Zaev nuk ka mundur të gjejë gjuhë të përbashkët me Bullgarinë me çka do t’i mundësonte fillim të bisedimeve në BE. Bisedimet për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE nuk janë nisur, thotë Karakachanov, për shkak se marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit janë ngrirë.

“Gjithçka do të ishte më e thjeshtë nëse Zaev dhe Qeveria e tij do të përpiqeshin t’i përmbushin kushtet e parapara në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë”, u shpreh ai.

“Kuptohet, nuk mund të mos mbesin të shqetësuar për fitoren e OBRM-PDUKM-së në zgjedhje. Ata janë ata që flasin për nevojën e prishjes së marrëveshjes, për ngritjen e shkrimeve në përmendore që e karakterizojnë Bullgarinë si okupator fashist dhe ata të cilët bënë thirrje diplomatike në BE kundër Bullgarisë”, u shpreh në fund Karakachanov.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Nëntor, 2021 09:41
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.