Karantina i bën bashkë Brad Pittin dhe Angelina Jolien

Karantina i bën bashkë Brad Pittin dhe Angelina Jolien

Brad dhe Angelina po kalojnë kohë së bashku.

Angelina Jolie ka vendosur të vetizolohet në Kaliforni së bashku me fëmijët e saj.

Jolie ka qëndruar së bashku me 6 fëmijët e saj, por gjithashtu kanë bërë vizita të shpeshta edhe tek babai i tyre, Brad. Një burim pranë dyshes ka treguar për ‘HarpersBazaar’ se ata po kalojnë momente shumë të bukura pranë njëri-tjetrit duke parë filma.

Burimet kanë shtuar se Madox është kthyer nga universiteti ‘Yonsei’ dhe po vazhdon studimet ‘online’. Përveç kësaj ata kanë gatuar duke kaluar një pjesë të mirë të kohës edhe në kuzhinë. Kujtojmë se në fillim të javës, Jolie dhuroi 1 milion dollarë për organizatën ‘No Kid Hungry’, për t’i lehtësuar dhe ardhur në ndihmë në këtë periudhë pandemie.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Prill, 2020 23:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.