Karaxhoski: Do të bëhen deri në 2000 teste në ditë

Desk
By Desk October 26, 2020 14:30

Karaxhoski: Do të bëhen deri në 2000 teste në ditë

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhoski informoi për rritjen e kapaciteteve të testimeve në nivel ditor. Ai tha se nëse hapen edhe dy laboratorë për teste në Qendrën për Shëndet publik dhe spitalin Kozle, do të analizojnë deri në 2000 strisho për 24 orë.

“Teste ka, laborantë ka, nga 745 do të arrijmë në 1000 teste të cilat do t’i bëj Instituti për shëndet pubik. Shërbimi epidemiologjik do të mund t’i përgjigjet kërkesave, punojmë me dy ndërrime. Ndërrimi i parë deri në drekë, i dyti deri në 8 mbasdite, pra po punojmë nga 16 orë që të përballemi me problemin. Nëse mund të bëjmë teste edhe në Qendrën për shëndet publik që përmendi ministri dhe në spitalin Kozle, ku po kontrollohet hapësira dhe kuadri ne mund të arrijmë në çdo moment të realizojmë 2000 teste. Nga java tjetër presim edhe testet e shpejta të cilat do të na ndohmojnë” – deklaroi epidemiologu Zharko Karaxhoski.

 
Desk
By Desk October 26, 2020 14:30