Kartat e identitetit dhe pasaportat me afat të skaduar do të jenë të vlefshme derisa të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 19:26

Kartat e identitetit dhe pasaportat me afat të skaduar do të jenë të vlefshme derisa të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme

Dokumentet personale (kartat e identitetit dhe pasaportat) të cilave u ka skaduar afati do të jenë të vlefshme gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për shkak të koronavirusit.

Për vazhdimin e vlefshmërisë Qeveria miratoi një dekret fuqiplotë, kujtoi kryeministri Oliver Spasovski në lidhje me pyetjet e qytetarëve që kanë dokumente të skaduara ose termine të planifikuara për nxjerrjen e të rejave, ndërsa për shkak të lëvizjes së kufizuar janë të penguar të shkojnë tek këto shërbime.

“Gjatë kësaj periudhe, qytetarët të mos stërngarkohen, as nuk duhet të shqetësohen për atë se ju skadon vlefshmëria e ndonjërit prej dokumenteve. Është më e rëndësishme që ata ta ruajnë shëndetin e tyre, është më e rëndësishme që ata të mos kontribuojnë në përhapjen e virusit”, tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve këtë pasdite në konferencën për shtyp.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 19:26