Kasami: Dorëheqja e Zaevit është përgjegjësi morale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:19

Kasami: Dorëheqja e Zaevit është përgjegjësi morale

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për Kallxo.com ka deklaruar se dorëheqja e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, është përgjegjësi morale e tij.

Ai ka bërë të ditur që ka pasur përpjekje që partnerët e koalicionit të shkojnë të koordinuar që në rrethin e parë, por ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim që ka ushtruar presion dhe nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Shtoi, se si rezultat i kësaj, BDI humbi bastionet e saj, kurse Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë humbi shumicën e komunave.

“Unë vlerësoj se dorëheqja është një përgjegjësi morale për rezultatin e partisë së tij duke e pasur parasysh se në koalicion ishin tre parti kryesore të qeverisë LSDM-së, BDI-së dhe Besës. Ne kishim tentativa për të pasur një marrëveshje që në rrethin e parë, të koordinuar dhe rezultati do të ishte shumë më i mirë, mirëpo ishte BDI që bënte presion dhe nuk donin që të kemi një marrëveshje, të kemi koordinim sa i përket raundit të parë në zgjedhjet lokale erdhi ky rezultat që erdhi dhe sot pra BDI ka humbur bastionet kryesore të saj, dhe LSDM humbi shumicën e komunave. Unë e vlerësoj lartë dorëheqjen e Zaevit edhe përkundër se duhet të ketë dinstiksion që mandati për të udhëhequr Qeverinë në mandatin katërvjeçar merret nga popull”, tha Kasami.

Ka përmendur që partnerët e koalicionit sot janë takuar dhe se kanë konfirmuar stabilitetin e shumicës parlamentare.

Kujtojmë se Zaevi dje dha dorëheqje për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje lokale/TV21

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 21:19

28
Nën
Çmimi i benzinave ulet për 2 denarë, ndërsa i naftës për 1,5 denarë, përcjell TV21....
28
Nën
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në emrin e tij dhe në emër të deputetëve...
28
Nën
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka lëshuar urimin e tij për 28 néntorë. Në urimin...
28
Nën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka lëshuar urim me rastin e Ditës...