Kasami: Duhet rregulluar gjithçka që BDI e ka bërë keq

Kasami: Duhet rregulluar gjithçka që BDI e ka bërë keq

Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, partia kryesore opozitare, thotë për emisionin Ballkan se po bëhen përpjekje për të krijuar një bllok opozitar në kampin shqiptar për tu vënë përballë BDI-së së Ali Ahmetit, për të rregulluar gjithcka që BDI “ka bërë keq.”

“Angazhim I fuqishëm I Lëvizjes Besa në këtë periudhë është që të bashkojë forcat e saj me forca të tjera opozitare, që të bëjmë një bllok të fuqishëm opozitar dhe votuesit opozitar ti japim një opsion fitues, opsion që do të bëjë ndryshimin tek shqiptarët e Maqedonisë më 12 prill të këtij viti”, tha ai për emisionin “Ballkan” të gazetares së Abc News, Linda Karadaku.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Janar, 2020 14:37

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.