Kasami: Kjo qeveri ka mandat dhe duhet të vazhdojë, integrimi në BE është prioritet
Lideri i Besës dhe kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte është mysafir në emisionin debativ “Click Plus” në TV21. Kasami theksoi se kjo qeveri ka një mandat dhe duhet të vazhdojë, duke shtuar se integrimi në Bashkimin Evropian është prioritet.
“Zaev nuk është konsultuar me partnerët e koalicionit para se të thotë publikisht se do të japë dorëheqjen. “Do të takohem me të dhe do të flasim”, tha Kasami.