Kasami: Koalicioni me LSDM-në do ta bëj dallimin në mes një të shkuare problematike dhe një të ardhme më të relaksuar

Desk
By Desk March 3, 2020 19:29

Kasami: Koalicioni me LSDM-në do ta bëj dallimin në mes një të shkuare problematike dhe një të ardhme më të relaksuar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në SHBA, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku ka folur rreth koalicionit parazgjedhor me LSDM-në e Zoran Zaevit. Kasami ka deklaruar se ky koalicion do të jetë fitues i zgjedhjeve të 12 prillit.

Më tej ai ka shtuar se ky koalicion është koalicion ‘euroatlantik’. “Me këtë koalicion në mes LSDM-së dhe Besës do të krijohet një klimë më e zbutur, por njëher ne vlersojmë që ky koalicion do të jetë një koalicion i cili do të bëj diferencë mes një të kaluare shumë problematike në mes të dy komunitetëve shumicë, shqiptarëve dhe maqedonasve dhe një të ardhme e cila do të jetë shumë më e relaksuar kur do të flitet më shumë për çështjen e interest të përbashkët sesa ata të cilat na ndajnë si dy komunitete”, pohoi kreu i Besës Kasami.

Desk
By Desk March 3, 2020 19:29