Kasami merr detyrën si kryetar i Tetovës. Arifi e pret në zyrë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:04

Kasami merr detyrën si kryetar i Tetovës. Arifi e pret në zyrë

Në mënyrë solemne, fillimisht me pranimin e certifikatave për këshilltarët dhe ndarjen e mandatit për kryetarin e ri të komunës nga Komisioni zgjedhor komunal, në komunën e Tetovës, është bërë edhe pranim dorëzimi i detyrës kryetar i komunës.

Pas dorëzimit të mandatit, kryetarja në largim e komunës së Tetovës ka uruar Kasamin për detyrën e re.

“Dëshiroj që kryetarit të zgjedhur tanimë t`i dëshiroj sukses në punën e tij, ashtu që të bëhen punë sa më të mira për qytetin dhe qytetarët tanë. Udhëheqja e një qyteti është një sfidë jo e lehtë dhe me shumë vështirësi, por besoj se mendoj se me vullnet dhe përkrahje mund të bëhet”, deklaroi Teuta Arifi, Ish kryetare e komunës së Tetovës.
Kryetari i ri i komunës së Tetovës Bilall Kasami, paralajmëroi revizion të plotë të punës së komunës. Në fillim të javës së ardhshme, Kasami tha se do të publikojë planin e punëve për 100 ditët e para.

“Që nga ky moment do filloj skanimi i situatës aktuale në komunën e Tetovës, dhe padyshim, menjëherë duke ndjekur procedurat ligjore, do angazhoj specialistë nga jashtë për revizion të plotë. Qytetarët dhe institucionet kompetente duhet ta dinë se ku janë harxhuar paratë e tyre. Nga e hëna, do keni planin njëqind ditor me gjitha projektet dhe hapat që do të merren brenda 100 ditëve”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Sa i përket Këshillit Komunal ende nuk është bërë zyrtare ndonjë marrëveshje mes partive. Kasami tha se ka siguruar shumicën por nuk zbardhi më shumë detaje. Në zgjedhjet e 17 tetorit BDI-ja fitoi 10 këshilltarë, Lëvizja Besa 8, VMRO-ja 4, Aleanca për Shqiptarët 3, Më mirë për Tetovën, LSDM-ja dhe PDSH-ja nga 2 këshilltarë. Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 15:04

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...