Kasami: Ndryshimet e fundit në Kodin Penal janë amnisti e drejtpërdrejtë për Nikolla Gruevskin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 21:29

Kasami: Ndryshimet e fundit në Kodin Penal janë amnisti e drejtpërdrejtë për Nikolla Gruevskin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot ka deklaruar se ndryshimet e fundit në Kodin Penal janë amnisti e drejtpërdrejtë për Nikolla Gruevskin.

Kasami për “Alsat” tha se këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti por ditë më parë e tha edhe presidenti Stevo Pendarovski se është konsultuar nga partitë politike nëse Gruevski mund të amnistohet.

“Këtu vlen thënia popullore mos e pyet se tregon vet. Ali Ahmeti e tregoi brenda 1 minuti të gjithë skenarin e amnistinsë.

Ai tregoi se ka pasur marrëveshje të fshehtë mes BDI-së, LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevskit dhe në momentin kur Gruevski iku në Hungari, OBRM-PDUKM-ja nuk u pajtua sepse mbrapa atij ligji qëndronte amnistia për Nikolla Gruevskin”, tha Kasami./ Alsat/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 21:29
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.