Kasami: Nëse qeveria u siguron rrymë amvisërive, duhet të sigurojë energji edhe për shkollat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 21:35

Kasami: Nëse qeveria u siguron rrymë amvisërive, duhet të sigurojë energji edhe për shkollat

Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës dhe i Lëvizjes Besa, në emisionin “24 Analiza” në Tv 24 thotë se nuk bëhet fjalë për mbylljen e shkollave dhe derisa të mos ketë vesh qeveria për të dëgjuar, do të gjejnë mënyrën për të funksionuar, përcjell FLAKA.

“Të ketë kushte optimale për të mësuar fëmijët. Bëhet fjalë për një kërkesë për riorganizimin e vitit shkollor, zgjatjen e pushimeve dimërore për dy muaj dhe në qershor zgjatjen e vitit shkollor deri në fund të qershorit dhe fillimin e mësimit më 15 gusht. Në këtë mënyrë do të kursehet ngrohja dhe do të kenë kushte për mësim. Për momentin në Tetovë nxënësve u mungojnë 35 mijë libra dhe derisa të sigurojmë libra nuk mund të flasim për digjitalizim dhe jemi të gatshëm t’i marrim. Si komunë jemi të gatshëm t’i sigurojmë vetë librat. Nëse qeveria siguron energji elektrike për amvisëritë, duhet të sigurojë energji elektrike edhe për shkollat”, tha Kasami. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Shtator, 2022 21:35

01
Dhj
Sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, në studio me gazetarën Fatlume Dervishi, në pjesën...
01
Dhj
Të gjitha kontrollet kryhen pas raportimeve për bomba dhe përfundimisht konfirmohet konstatimi ynë fillestar –...
01
Dhj
Opozita nuk duhet të kushtëzoj ndryshimet kushtetuese në situate kur vendi ndodhet para sfidave të...