Kasami nuk komenton nëse Besa do të mbetet në Qeveri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 13:09

Kasami nuk komenton nëse Besa do të mbetet në Qeveri

Kryetari i Lëvizjes Besa njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk komenton nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë. I pyetur nga TV21 për këtë, Kasami me përgjigje të shkurtër: “Sot jam për të rregulluar çështjen e mbeturinave në Tetovë”.

Kujtojmë se largimi i Besës nga Qeveria erdhi pasi që në Komunën e Zhelinës, KSHZ-ja solli vendim për rivotim në vendvotimin 2107, por që ditën e djeshme ky vendim u anulua nga Gjykata Administrative, me çka Komuna e Zhelinës do të udhëhiqet nga Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa. Për vendimin e Administratives me reagim në rrjetin social Facebook, doli edhe kundërkandidati i Sejdiut nga BDI-ja Fatmir Izairi i cili hodhi dyshime se ky vendim i Administratives është politik ose korruptiv, por megjithatë e uroi kundërkandidatin nga Besa, Blerim Sejdiu.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 13:09
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.