Kasami përballë strukturave në Gostivar, prezanton platformën ‘BESA’

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 22:18

Kasami përballë strukturave në Gostivar, prezanton platformën ‘BESA’

Lëvizja BESA sonte para strukturave të saja në Gostivar ka shpaluar platformën e saj ‘BESA’ . Barazi, ekonomi, stabilitet dhe ardhmëri janë shtyllat e platformës së kësaj partie.

“Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, me nënkryetarët, Fadil Zendeli (deputet), Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani si dhe deputetja Teuta Bilalli, para qytetarëve të Gostivarit shpalosen platformën “BESA”, e cila përbëhet nga katër shtylla të forta; #Barazi, #Ekonomi, #Stabilitet dhe #Ardhmëri.

Para të pranishmëve, fjalë rasti mbajti deputeti, Fadil Zendeli, i cili para bashkëqytetarëve të tij deklaroi se platforma e BESËS, ka prekur pikat më kryesore dhe problematikat më të rëndësishme që u tangojnë qytetarëve dhe nëpërmjet kësaj është zgjidhja.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi se rrugëtimi i Lëvizjes është shumë i rëndësishëm dhe se me këtë platformë do të sigurohet jetë më e mirë për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 22:18