Kasami realizoi takim me ambasadorin e Polonisë në RMV, Wojciech Tycinski

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Mars, 2022 12:27

Kasami realizoi takim me ambasadorin e Polonisë në RMV, Wojciech Tycinski

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Wojciech Tycinski.

Në takim u diskutua për shumë çështje që janë në dobi të qytetarëve të Tetovës, ku theks i veçantë ishte bashkëpunimi dhe marrja e përvojave në menaxhimin me problematikat dhe gjetjen e zgjidhjeve optimale në pushtetin lokal.

Ambasadori, Wojciech Tycinski, shprehu gadishmërinë e Republikës së Polonisë për mbështetje të komunës sonë në hapërimin e saj drejt shëndrimit në një komunë evropiane.

Kryetari Kasami falemenderoi për mbështetjen e madhe miqësore nga Republika e Polonisë në aspiratat evropiane të vendit tonë, si dhe në sfera të tjera me rëndësi për qytetarët, siç është ndihma nga Polonia gjatë kohës së pandemisë, transmeton KlanMacedonia.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Mars, 2022 12:27
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.