Kasami vendos moratorium për punët ndërtimore në Tetovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:15

Kasami vendos moratorium për punët ndërtimore në Tetovë

Komuna e Tetovës vendosi moratorium mbi punët ndërtimore.

Kreu i ri i Komunës Bilall Kasami ka kërkuar nga Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës që të ndërpriten të gjitha punimet që janë në kuadër të këtij sektori. Bëhet fjalë për të gjitha projektet infrastrukturore, rrugë, rrjet të kanalizimit, rezervuare të ujësjellësit. Nga Komuna sqarojnë se vendimi i tillë është marrë, që fillimisht të shqyrtohen të gjitha dokumentacionet e tenderimit dhe puna e realizuar nga kontraktuesit në teren. Aty ku do të vërehen parregullësi, do të merren masa adekuate në pajtim me ligjin, ndërsa aty ku punët zhvillohen në përputhje me ligjin do të vazhdojnë, shtojnë nga Komuna e Tetovës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:15

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...