Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Kastrati: Kur ishim pranë liberalizimit të vizave, Vjosa ishte kundër

Kastrati: Kur ishim pranë liberalizimit të vizave, Vjosa ishte kundër

Redaksia

Kur Bashkimi Evropian i kërkonte Kosovës ta plotësonte vetëm edhe një kusht (demarkacionin) për liberalizimin e vizave, Vjosa Osmani dilte kundër. Fakti që BE-ja e kërkonte vetëm edhe atë kusht, nënkupton që vendi nuk ishte aq i kriminalizuar ashtu siç tha Vjosa në BBC, kështu shkruan në rrjetin social Facebook, Ardian Kastrati, profesor në Departmentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.

“Nesër e njëjta do t’ju kërkoj zyrtarëve të BE-së liberalizimin e vizave dhe ata do t’ia kujtojnë asaj deklaratën në BBC. Sot, qytetari i Kosovës nuk gëzon liberalizim e vizave, sepse kështu deshi Vjosa, e cila dilte “luftonte si luaneshë në Çakorr kundër trupave të Njegoshit” dhe me zërin e saj kumbues i trembte ato trupa deri poshtë Podgoricës. Kështu, kjo patriote-luaneshë e cila “me dhëmbë priste plumbat e Njegoshëve dhe tradhëtarëve shqiptarë”, e shpëtoi kufirin me Malin e Zi dhe i betonoi kufijtë me 28 shtete të Bashkimit Evropian”, shkruan tutje Kastrati.

Ja postimi i plotë i Ardian Kastratit në Facebook:

Kur Bashkimi Evropian i kërkonte Kosovës ta plotësonte vetëm edhe një kusht (demarkacionin) për liberalizimin e vizave, Vjosa Osmani dilte kundër. Fakti që BE-ja e kërkonte vetëm edhe atë kusht, nënkupton që vendi nuk ishte aq i kriminalizuar ashtu siç tha Vjosa në BBC. Nesër e njëjta do t’ju kërkoj zyrtarëve të BE-së liberalizimin e vizave dhe ata do t’ia kujtojnë asaj deklaratën në BBC. Sot, qytetari i Kosovës nuk gëzon liberalizim e vizave, sepse kështu deshi Vjosa, e cila dilte “luftonte si luaneshë në Çakorr kundër trupave të Njegoshit” dhe me zërin e saj kumbues i trembte ato trupa deri poshtë Podgoricës. Kështu, kjo patriote-luaneshë e cila “me dhëmbë priste plumbat e Njegoshëve dhe tradhëtarëve shqiptarë”, e shpëtoi kufirin me Malin e Zi dhe i betonoi kufijtë me 28 shtete të Bashkimit Evropian.

Numri i votave nuk përcakton dot legjitimitetin demokratik të politikanëve. Përvec votave, legjitimiteti demokratik matet edhe me produktivitet dhe efikasitet politik.  Trutharët me mungesë të theksuar të kalorive intelektuale nuk e kuptojnë këtë. Ata objektiv e kanë që përmes deklaratave të tilla të ushqejnë vullgaritetin për ta përkthyer atë në votë, pa llogaritur kështu në dëmin që i shkaktojnë qytetarit të vendit. Përveç tjerash, sot jemi pa liberalizim vizash për shkak të konceptit të politikanëve si kjo. Qytetarët gradualisht do të ndjehen  të tallur nga “luanesha”.

“Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija”  vetëm kjo thënie e Gjergj Fishtës e përshkruan saktë një politikane si kjo.

Fatkeqësisht, sot është koha e maskarenjëve në politikë. Koha është e tyre, por ne do t’ua kujtojmë atyre shumë shpesh që atdheu është i shqiptarëve.

Continue Reading

Previous: Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës
Next: Eurodeputetët: Njohja e Kosovës nga Izraeli, tregues për 5 shtetet e BE-së

Të ngjashme

3 Specialja cakton seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Specialja cakton seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Redaksia
2 Osmani: Dialogut i nevojitet një “reset”, idetë për ndryshimin e kufijve janë të rrezikshme

Osmani: Dialogut i nevojitet një “reset”, idetë për ndryshimin e kufijve janë të rrezikshme

Redaksia
11 Maas: Idetë për prekje kufijsh në Ballkan, jorealiste dhe të rrezikshme

Maas: Idetë për prekje kufijsh në Ballkan, jorealiste dhe të rrezikshme

Redaksia

TË FUNDIT

MKD-testime-covid-19-780x470 Nga 2.841 testime të realizuara, 489 persona rezultojnë pozitivë

Nga 2.841 testime të realizuara, 489 persona rezultojnë pozitivë

2021_04_23_Kryekuvendari-Konjufca-priti-në-takim-ministrin-e-Jashtëm-të-Maqedonisë-së-Veriut-Bujar-Osmani Osmani konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë Veriore për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Osmani konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë Veriore për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.