Kastriot Rexhepi deputeti i 16-të në BDI, apo deputeti i 3-të te ‘Grupi Zjarrit’?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Tetor, 2022 23:05

Kastriot Rexhepi deputeti i 16-të në BDI, apo deputeti i 3-të te ‘Grupi Zjarrit’?

“Bashkë”, është motoja famoze e partisë së Ali Ahmetit. Me këtë moto kjo parti disa herë ka hyrë në procese zgjedhore. E me këtë moto, sonte, dy zyrtarët e lartë të BDI, Izet Mexhiti e Blerim Bexheti kanë përshkruar fotografinë e përbashkët në një ndjeje në ndonjë lokal të Shkupit me deputetin e pavarur Kastriot Rexhepi, njofton Flaka

Nisur nga porosia e dhënë nga dy zyrtarët e BDI, rezulton që tashmë deputeti Kastriot Rexhepi ka marrë anë. Mbetet të shihet nëse Rexhepi do të bëhet deputeti i 16 i BDI, apo deputeti i tretë pas Izet Mexhitit dhe Merita Koxhaxhiku në grupin e ashtuquajtur “Grupi i Zjarrit” në BDI.

Lexo: Deputeti Kastriot Rexhepi me një këmbë te “Grupi i Zjarrit”

Kjo do t’i mbetet kohës, nga fakti që mes këtij grupacioni politik dhe lidershipit partiak ka lindur një mosëmarrëveshje publike. Lideri integrist i takoi drejtuesit e degëve të BDI në Çair dhe Saraj, po pa ndonjë epilog.

E grupi i zjarrit, në paraqitjet e tyre publike ka paralajmëruar mundësinë e forimimit të subjektit të ri politik, në qoftë se kërkesat e tyre nuk do të merren para syshë.

Lexo: Edhe Blerim Bexheti poston foton me Kastriot Rexhepin: Bashkë!

Ndryshe, sonte, deputeti Rexhepi bashkë me deputetin Izet Mexhitin dhe kryetarin e Sarajit Blerm Bexhetin janë takuar, kanë pirë kafe dhe kanë biseduar. “Bashkë”, kjo është porosia e shkurtër e Izet Mexhtin në koment të fotgrafisë së publikuar nga ai në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.

Edhe kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti ka postuar fotografinë me deputetin e pavarur, Kastriot Rexhepi dhe nënkryetarin dhe deputetin e BDI, Izet Mexheti. Të sinkronizuar me njeri tjetrit, Mexhiti dhe Bexheti kanë postuar të njëjtën fotografi dhe me të njetën porosi në të njejtën kohë në faqet e tyre në Fejsbuk.

Në opinion, edhe më herët është folur për një përafrim politik të deputetit Rexhepi me kolegon e tij nga radhët e BDI, Izet Mexhiti. E porosia e mirënjohur nga BDI “bashkë, tregon qartë që Rexhepi tashmë llogaritet pjesë e kësaj garniture politike.

Deputeti Rexhepi u largua nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit me rastin e koalicionimit VMRO-DPMNE, Besa, ASH dhe E majta në tentim për të krijuar shumicën e re parlamentare të quajtur me emrin e famshëm: Shumicë e re, 61.

Rexhepi që në nëntor të vitit 2021, deputeti Kastriot Rexhepi ka vepruar si deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Tetor, 2022 23:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare