Kastriot Rexhepi me vullnet të lirë nuk ka shkuar në Kuvend, Apasievi e humbi kontrollën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 12:15

Kastriot Rexhepi me vullnet të lirë nuk ka shkuar në Kuvend, Apasievi e humbi   kontrollën

Kastriot Rexhepi në një postim në facebook, ka shkruar se ai nuk voton për rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI. “Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qënë integrimi euro atlantik i RMV, duke e bërë të qartë se në Kuvend nuk ka shkruar për bindje politike, dhe jo siç pretendoi lideri i të Majtës, Apasiev se pushteti po kindapon deputetë.

Duke patur parasysh momentumin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marrë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të meret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë.

Shteti në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura”, ka shkruar Kastriot Rexhepi, raporton SHENJA.

Kryetari i Të majtë dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Apasiev ka reaguar pasi Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa nuk është i pranishëm në seancën ku duhej të votohet për mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2”. Apasiev ka shkruar se: “E fuqishme. Kanë kidnapuar deputet duke menduar se nuk do të bijnë!?”, transmeton TV21.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 12:15
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.