“Kastriotët” për katër orë grumbullojnë mbi 18 mijë euro për Mejrem Iljazin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 21:09

“Kastriotët” për katër orë grumbullojnë mbi 18 mijë euro për Mejrem Iljazin

Solidarizim i madh i gostivarasve dhe mërgatës për të ndihmuar Mejrem Iljazin, 28 vjeçaren nga Gostivari e cila duhet urgjentisht të operohet jashtë shtetit. Nëna e dy fëmijëve të vegjël vuan nga kanceri, e kjo gjë ka prekur të madh e të vogel për të ndihmuar. Mesin e tyre janë edhe tifo grupi “Kastriotët”, të cilët gjatë ditës së sotme të vendosur në disa xhami dhe në qendër të qytetit, kanë grumbulluar të holla për t’a ndihmuar 28 vjeçaren, përcjell FLAKA.

Ata njoftojnë se për katër orë kanë arritur të grumbullojnë 18.300 euro.

Ata në qendër të qytetit kanë qendruar deri në ora 18 e pas kësaj të gjithë bamirësit, mjetet e tyre financiare mund t’i dërgojnë te Tobako e cila ndodhet në sheshin e qytetit të Gostivarit.

Ferat Emro nga tifo grupi “Kastriotët” theksoi se edhe gjatë ditës së nesërme do ta vazhdojnë aksionin e tyre, për çka ka ftuar të gjithë ata që kanë mundësi, të solidarizohen me këtë rast që të kontribuojnë 28 vjeçarja t’i ktheheht jetës noirmale e të jetë pranë fëmijëve të saj.

Ata që janë jashtë vendit mund të ndihmojnë përmes “go found me”, ndërsa me denarë vendasit kanë në dispozion llogarinë bankare të hapur në emër të Mejrem Iljazia, ose mund të dërgoni të hollat tuaja direkt te familja Iljazi të cilën mund ta kontaktoni në numrin e telefonit: 071-777-112. FLAKA

Ndihma nga jashtë:
https://gofund.me/3d63ae02
Llogarinë bankare në Maqedoni: IBAN MK 07210501756677421
Të dhënat e bankës: NLB BANKA AD SHKUP, MAQEDONIA E VERIUT SWIFT TUTNMK 22

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 21:09