Katalonia, qendra e krizës spanjolle

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 20:02

Katalonia, qendra e krizës spanjolle

Spanja shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme të 28 prillit më e përçarë se kurrë. Kryefjalë e fushatës zgjedhore ka qenë kriza në rajonin e Katalonjës.

Pavarësisht se udhëheq sondazhet, kryeministri në largim Pedro Sanchez nuk pritet të marrë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.

Shpallja e pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 shkaktoi një prej krizave më të rënda politike të Spanjës që polarizoi shoqërinë dhe solli ngritjen e partisë Vox të ekstremit të djathtë.

Gjithashtu kriza në rajonin autonom i shtyu konservatorët e Partisë Popullore më në të djathtë.

Kriza në Katalonjë që ishte thelbësore për nxitjen e zgjedhjeve të parakohshme të 28 prillit, ka qenë një çështje e rëndësishme edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe pritet gjithashtu të jetë vendimtare në përcaktimin e përbërjes së qeverisë së ardhshme.

Edhe pse udhëheqësi socialist dhe kryeministri në largim Pedro Sanchez po kryeson sondazhet, ai nuk pritet të marrë shumicën e vendeve dhe do të duhet të kërkojë partnerë, duke përfshirë partitë separatiste katalane.

Sanchez ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të lejojë një referendum të ri mbi pavarësinë e Katalonjës, ndërsa gatishmëria e tij për të hyrë në diskutime me separatistët ka nxitur zemërimin e tre partive djathta.

Por ndërsa fushata po shkon drejt fundit, në Ciutat Meridiana, lagja më e varfër e Barcelonës, banorët thonë se ata janë më të shqetësuar për vendet e punës.

Katalonja zgjedh 48 nga 350 deputetët e Spanjës dhe partitë separatiste mund të kenë së bashku deri në 23 vende.

Desk
By Desk 25 Prill, 2019 20:02