Katër kotele hynë në aeroplan dhe fluturuan nga Singapori në Hong Kong

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:28

Katër kotele hynë në aeroplan dhe fluturuan nga Singapori në Hong Kong

Punonjësi i Singapur Airlines njoftoi policinë e Hong Kongut se në aeroplanin e mallrave ndodhen “pasagjerë ilegalë”.

Katër kotele që hipën pa u vërejtur në aeroplanin e mallrave të Singapore Airlines fluturuan 2.500 kilometra, nga Singapori në Hong Kong.

Portali “Mothership” raportoi se nga Singapori në Hong Kong mbërritën dy kotele të bardha dhe dy të zeza.

Një punonjës i Singapore Airlines i tha policisë së Hong Kongut se kishte “pasagjerë ilegalë” në aeroplanin e mallrave.

Pas gjetjes së koteleve, policia ka njoftuar Drejtorinë për Bujqësi, Peshkim dhe Mbrojtje (AFCD) për këta pasagjerë të pazakontë.

Por për shkak se AFCD më parë në praktikën e saj kishte vrarë kafshët e pakarantinuara, organizatat për mbrojtjen e kafshëve u përfshinë në gjithë rastin.

Gjithashtu është nisur një fushatë për të adoptuar kafshët pasi ato të dalin nga karantina.

AFCD tha se ekzaminimet e para treguan se kotelet janë në shëndet të mirë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 23:28

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare