Katër transferimet që Xavi i do te Barcelona, përfshirë Pogban

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:39

Katër transferimet që Xavi i do te Barcelona, përfshirë Pogban

Trajneri Xavi Hernandez shumë shpejtë do marrë stolin e Barcelonës, derisa ka informuar klubin që i do katër lojtarë.

Barcelona është duke kaluar një anë të vështirë përpos nga ana ekonomike edhe nga ajo sportive, ku para disa javëve shkarkuan Ronald Koeman, transmeton lajmi.net.

Sergi Barjuan mori drejtimin e përkohshëm si trajner, por barazoi ndaj Rayo Vallencanos, derisa do jetë në krye edhe për ndeshjen ndaj Dynamo Kiev.

Xavi pritet të marrë stolin e Barcelonës pas ndeshjes ndaj Dynamos, ndërsa El Nacional raporton se ish mesfushori dëshiron të sjellë katër lojtarë në “Camp Nou” dhe këtë ia ka treguar klubit.

Paul Pogba

Mesfushori i Barcelonës e ka të ardhmen e pasigurt, ngase nuk ka rinovuar kontratën në “Old Trafford” dhe është i lidhur me largimin këtë verë.

Kontrata e Pogba skadon në verë, derisa ka rpaortime që kërkohet nga shumë klube, përfshirë Real Madridin.

28-vjeçari ka të drejtë në janar të nënshkruajë parakontratë dhe Barcelona mund të marrë avantazhin për ta bindur francezin para klubeve të tjera.

Erling Haaland

Sulmuesi i Borussia Dortmund do jetë prioritet për Xavin, nëse bëhet trajner i Barcelonës.

Norvegjezi do largohet në verë nga Dortmund, ku ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.

Pavarësisht gjendjes së rëndë ekonomike, Xavi ka kërkuar nga bordi që të bindin Haaland për të ardhur në verë në “Camp Nou”.

Dani Olmo

23-vjeçari kaloi shtatë vite në akademi te Barcelona, para se të kalonte te Dinamo Zagreb në vitin 2014. Olmo tani është duke luajtur te RB Leipzig, ku ka shënuar 12 gola në 65 paraqitje.

Tekniku spanjoll raportohet se e pëlqen sulmuesin e krahut dhe ky i fundit është i hapur për rikthimin te Barcelona.

Jules Kounde

Francezi është bërë një ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga dhe vazhdon të kërkohet nga top klubet evropiane.

Kounde ishte afër t’i bashkohej Chelseas në verë, por “Blutë” nuk aktivizuan klauzolën e blerjes që kërkonte Sevilla.

22-vjeçari shihet si partner ideal për Gerard Pique, por në rast që bindin Haaland, atëherë transferimi i francezit shihet si i ‘pamundur’.

Sevilla kërkon plotë 80 milionë euro për Kounde./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 23:39

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...