Katër vende të BE-së: T’i japim datë Maqedonisë dhe Shqipërisë

Katër vende të BE-së: T’i japim datë Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ministrat e Jashtëm të Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë, nëpërmjet një letre të përbashkët, kanë kërkuar nga BE që të mos humbet përqendrimi për ato që BE ia ka dale të arrijë në Ballkanin Perëndimor.  Duke theksuar kompleksitetin e situatës që po kalon BE, ministrat në letrën e tyre kanë vlerësuar se përfshirja e Ballkanit perëndimor në Union është në interesin politik, ekonomik dhe të sigurisë së BE-së. Ata njohin përparimin e bërë në emër të BE në këto vende, çka bën të domosdoshëm ruajtjen e këtij motivimi dhe të mos kërkohen justifikime për të mos ecur përpara me procesin e integrimit në BE.

Ministrat

“Është e rëndësishme të theksohet se të dy vendet kanë përmbushur kriteret që BE përcaktoi për ta, duke vendosur reforma të ndërlikuara të brendshme. Për më tepër, Maqedonia e Veriut ka përfunduar Marrëveshjen historike të Prespës me Greqinë, duke zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë për emrin e vendit. Në njohje të këtij përparimi mbresëlënës, Komisioni Evropian lëshoi ​​një rekomandim të pakushtëzuar në maj 2019 për të filluar negociatat për anëtarësimin në BE me të dy vendet. E megjithatë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë ende në pritje të dritës së gjelbër nga qeveritë kombëtare të BE. Fillimi i bisedimeve të pranimit është një hap i rëndësishëm në rrugën e anëtarësimit në BE, por ai nuk duhet të ngatërrohet me vetë anëtarësimin”.

Në letër më tej thuhet se vitet e nevojshme për të përfunduar negociatat qasëse do t’i ofrojnë BE-së kohë të mjaftueshme për të diskutuar dhe prezantuar në tërësi ndryshimet e nevojshme për funksionimin e qetë të BE-së para dhe pas pranimit të anëtarëve të rinj.

Ministrat

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë duke pritur me padurim fillimin e një faze të re të procesit të integrimit në BE dhe një vendim pozitiv do të dërgojë një sinjal të qartë se BE njeh rezultate konkrete në përmbushjen e kushteve të përcaktuara. Koha është e gatshme për të marrë një vendim të guximshëm për të ardhmen e jo vetëm këtyre dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ajo do të thotë impuls plotësues për tërë rajonin për vazhdimin e reformave dhe transformimin. Me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE do të reafirmoj parimet e saj për stabilitet, siguri, demokraci dhe prosperitet në rajon”.

Katër ministrat po ashtu kanë theksuar se vendimi për negociata sillet në një periudhë kur BE ballafaqohet me sfida të shumta, siç është Brexit-i, migrimi, emërimi i përbërjes së re të Komisionit Evropian, por këto çështje, sipas tyre, nuk duhet ta largojnë BE-në nga ajo që kanë arritur në Ballkanin Perëndimor. /SHENJA/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 14, 2019 20:46

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA