Kazerma “Ilinden” lokacioni i ri i UNT-së, Shaqiri: Presim përfundimin e procedurave

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:21

Kazerma “Ilinden” lokacioni i ri i UNT-së, Shaqiri: Presim përfundimin e procedurave

Me fillimin e vitit akademik pritet që një pjesë e studentëve të kalojnë në kampusin e ri të UNT-së në kazermën “Ilinden”. Me vendim të Qeverisë objektin që ka pasur në pronësi MASh ia ka dhënë UNT-së që ky universitet të fillojë ngritjen dhe pozicionimin e tij në treg. Mjetet janë siguruar nga buxheti, ndërsa procedurat administrative janë tejkaluar.

“Nga Qeveria, Ministria e Financave ka mjete të siguruara në buxhet dhe këto procedura administrative më i kemi tejkaluar të gjitha. Çështja e pritjes kuptohet se është procedurë tjetër që do të duhet universiteti të organizojë tenderime, mjete, realizim të punimeve, por atë që e thash, ecim drejt pozicionimit të mirë si në aspektin infrastrukturor po ashtu edhe në atë akademik.”,- tha ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

Zeqiri: Shpresojmë në tetor të jemi në kampusin e ri

“Shpresojmë të ec në dinamikën e duhur procedura e prokurimit dhe deri në fillim të vitit akademik eventualisht me vonesa të pranueshme një pjesë e mësimit të kalojë në kampusin e ri.”,- theksoi rektori i UNT-së, Izet Zeqiri.

UNT, ndërkohë, vazhdon aktivitetet në vazhdën e të cilave u mbajt edhe tryeza për kthimin në vendlindje të kuadrove të kualifikuar, si doktorë shkence e docentë, për të punuar në UNT.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:21