Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • KE do të japë rekomandim të pastër për vendin, data varet nga shtetet anëtare

KE do të japë rekomandim të pastër për vendin, data varet nga shtetet anëtare

Redaksia 2 vjet ago

Një raport pozitiv me një rekomandim të qartë në Këshillin e BE për të dhënë një datë të nisje të negociatave e anëtarësimit është ajo që Komisioni Evropian do të marrë deri në fund të majit si vendim, përcjell FLAKA.

Sipas burimeve diplomatike, nëse vendi nuk merr një datë në qershor, Bashkimi rrezikon shumë të ndikojë negativisht jo vetëm në proceset në vend, por edhe në të gjithë rajonin. Sipas tyre, raporti do të vërë në dukje demokracinë funksionale, marrëdhëniet e mira ndëretnike, një hap pozitiv përpara në reformat e shërbimit të sigurisë, reformat pozitive gjyqësore dhe një hap të madh përpara në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Sipas burimeve, Bashkimi Evropian dëshiron storje suksesi në Ballkan, dhe ajo e Maqedonisë së Veriut është e vetmja për këtë përbërje të Komisionit, kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga vendimi për marrjen ose jo të datës për fillim të negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, nuk ka nevojë për negativitetin të cilin e përcjellin aktor të caktuar në shoqëri të cilët thonë se vendi nuk do të marrë datë në qershor. Vendimi për datën eventuale do të vijë vetëm disa javë pas publikimit të raportit të progresit për vendin nga Komisioni Evropian.

“Tani është momenti. Koha, sigurisht, është e shkurtër dhe sfiduese. Raporti i Komisionit do t’u adresohet gjërave që janë bërë në krahasim me kohën e kaluar. Mund të vërejmë ndryshime në disa sfera si marrëdhëniet me fqinjët, Parlament funksional, opozita e cila merr pjesë në punën e Kuvendit dhe në negociata për çështje të rëndësishme, etj. Kjo e dallon vendin nga vendet e tjera të rajonit. E bën unik në kuptimin pozitiv. Kur e krahason me vendet e tjera e shikon se në përgjithësi funksionon mirë. Reformat do të jenë pjesë e rëndësishme e raportit. Do të jemi në gjendje të vërejmë ndryshime dhe përmirësim. Sigurisht ka punë që mund të ishin bërë më shpejt”.

Realizimi i zgjedhjeve të drejta presidenciale është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, vlerësojnë burimet diplomatike të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë krizë në rast se ata nuk janë të suksesshme edhe në rrethin e dytë sepse Kushtetuta parashikon ushtrimin e funksionimit të përkohshëm të presidentit nga kryeparlamentari. BE-ja nuk e mbështet bojkotin e mundshëm në zgjedhje por as nuk do ta ndëshkojë atë. Sa i takon faljes së mundshme nga ana e presidentit të të gjykuarve për 27 prillin, burimet thonë se do të ishte lëvizje me ndikime negative.

“Më 27 prill ne bëmë thirrje për përgjegjësi. Nuk do të ishte pozitive nëse shohim falje për të gjithë. E drejta ligjore e presidentit për falje është e sfiduar dhe nëse kjo ndodh, mendoj se do të ndikojë në adresimin e shtetit të së drejtës që veçmë është sferë e brishtë. Në gjyqësor nuk shohim shumë ndryshime te mentalitetit prandaj presim ligjin për Prokurorinë Speciale. Definitivisht do të ndikojë nëse ndodh edhe falje”.

BE-ja është e interesuar edhe për punën e Komisionit kundër korrupsionit.

“Do të ishte e pëlqyeshme të zgjidhin ose të sjellin përfundim për disa raste siç është shembulli me nepotizmin, para qershorit. As kjo nuk është kusht për datën por do të ishte mirë”.

Ndërkombëtarët presin miratimin e ligjeve për reformat e tjera në shërbimet e sigurisë, konkretisht Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim ndërkohë kanë vërejtur përmirësim edhe të marrëdhënieve ndëretnike dhe situatës në media. Sa i takon administratës publike, ata thonë se për dallim prej kërkesave të tyre, numri i të punësuarve është rritur dhe kanë vazhduar punësimet partiake. FLAKA

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Siljanovska: Nëse duhet edhe më shumë se 12 herë, do t’i drejtohem Kuvendit
Next: Vajgël: Nuk ka vend për pesimizëm për euro-integrimet

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 5 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 5 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

1 Xiaomi zbulon telefonët më të fuqishëm

Xiaomi zbulon telefonët më të fuqishëm

3 Mjekët zbulojnë kohën e sulmeve në zemër dhe tru

Mjekët zbulojnë kohën e sulmeve në zemër dhe tru

2 Maskat nuk pengojnë frymëmarrjen tuaj, konfirmon një studim tjetër

Maskat nuk pengojnë frymëmarrjen tuaj, konfirmon një studim tjetër

1 Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

4 Dalin imazhe tjera nga Marsi

Dalin imazhe tjera nga Marsi

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.