KE mblodhi shefat e vendeve të BE-së, RMV pret epilogun mbi dhënien e datës për bisedime

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 19:14

KE mblodhi shefat e vendeve të BE-së, RMV pret epilogun mbi dhënien e datës për bisedime

Këshilli Evropian ka mbledhur shefat e shteteve të vendeve anëtare të BE-së, për të vendosur mes tjerash edhe për zgjerimin.

Maqedonia e Veriut pret epilogun mbi dhënien e datës për bisedime. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, para se të niset për në Bruksel, tha se nuk janë akumuluar shanset për dhënien e datës për bisedime për RMV dhe Shqipërinë.

Kemi përgjegjësi ndaj këtyre vendeve dhe mendoj se kemi llogari që këtyre dy vendeve t’u japim perspektivë evropiane, u shpreh Merkel.

“Shanset për arritjen e pajtueshmërisë në Këshillin Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nuk janë siguruar. Ne kemi përgjegjësi për këto dy vende. Mendoj se ka llogari t’i jepet datë RMV-së dhe Shqipërisë dhe perspektivë evropiane. Gjermania ndjen lidhje të veçantë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dëshiron t’i integroj në BE”,- tha kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Edhe Parlamenti Evropian kërkon hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën.

“Unë e kam të qartë edhe pozicionin a atyre që janë në favor të hapjes së negociatave, por edhe të atyre që janë kundër. Unë shpreh qëndrimin e PE-së. Ky proces duhet të fillojë. Kanë ndryshuar ligjet, po ashtu kushtetutën kanë ndryshuar. Ne duhet të themi po”,- tha kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli.

Ndaj Ballkanit Perëndimor të mos përsëriten gabimet. Shkupi dhe Tirana t’i fillojnë bisedimet, thotë Borisov.

Ndërkaq, kryeministri kroat Plenkoviq e quan të padrejtë ndryshimin e rregullave në mes të lojës, atë që kërkon, sipas tij, presidenti francez, Makron.

“Pozicioni i Kroacisë është konkret. Të japim datë për fillimin e bisedimeve me RMV-në dhe Shqipërinë. Janë munduar mjaft dhe po ashtu edhe Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve. Nuk mund të ndryshojnë rregullat derisa zhvillohet gara. Kjo nuk është fer”,- u shpreh kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

“RMV dhe Shqipëria duhet të marrin datë për bisedime. Do të bëhej gabim historik nëse nuk u lejomë t’i fillojnë bisedimet. Kjo do të ishte sulm i rëndë për popujt e të dy vendeve, të cilët presin t’ju hapet perspektiva evropiane”,- u shpreh kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.

Këshilli Evropian diskutoi për procesin e zgjerimit, Brexit-in, situatën në Siri dhe probleme të tjera. Sipas të gjitha gjasave, vendimi final për RMV-në do të merret vesh të premten.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2019 19:14