KE rishikon buxhetin e 2020, përfshihen edhe 100 milionë eurot për Shqipëri

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 19:53

KE rishikon buxhetin e 2020, përfshihen edhe 100 milionë eurot për Shqipëri

Këshilli Evropian rishikoi sot buxhetin e vitit 2020 me qëllim mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente. Këtu përfshihet edhe granti 100 milionë euro që iu premtua Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca njoftoi sot Këshilli i Evropës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 me objektiv mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente.

Kjo, thotë Soreca përfshin edhe 100 milionë eurot që u premtuan në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit që humbën jetën 51 persona.

“Sot Këshilli i Evropës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë urgjentisht aty ky është e nevojshme. Kjo përfshin edhe 100 milionë eurot e premtuara nga Komisioni Evropian në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Premtimi mbahet dhe dorëzohet! Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë” tha ai.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 14, 2020 19:53