Keçijang: Zgjidhja e kontestit me Greqinë është rezultati lidershipit të të dy vendeve

Redaksia
By Redaksia 12 Prill, 2019 19:17

Keçijang: Zgjidhja e kontestit me Greqinë është rezultati lidershipit të të dy vendeve

Kryeministri i Kinës, Li Keçijang e përshëndeti zgjidhjen e kontestit bilateral me Greqinë dhe tha se ajo është rezultat i lidershipit të të dy vendeve dhe maturisë së qytetarëve të kahëzohen drejt së ardhmes.

Keçijang gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në margjina të Samitit të tetë të shefave të qeverive nga procesi për bashkëpunim të RP të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore (16+1), porositi se Kina i mbështetë përpjekjet e vendit tonë për integrim në BE.

Kryeministri Zaev në takim e potencoi rëndësinë e mbështetjes që Kina ia jep në vazhdimësi vendit tonë, që nga pavarësia e deri më sot.

Dy kryeministrat shprehën interes për avancimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik në sferën e infrastrukturës, bujqësisë, energjetikës, arsimit, kulturës dhe turizmit.

Zaev theksoi se Marrëveshja mes dy qeverive për njohje të përbashkët akademike të diplomave dhe certifikatave të tjera arsimore është në fazë finale.

Në fund të takimit me kryeministrin kinez kryeministri Zaev shprehi kënaqësi që Shkupi është emëruar për seli të Qendrës koordinuese për bashkëpunim kulturor nga procesi i bashkëpunimit 16+1 dhe e informoi kryeministrin kinez Keçijang se Shkupi do të jetë nikoqir i “Forumit për kulturë” në suaza të procesit 16+1 prej 19 deri më 21 nëntor të këtij viti. .

 

 

Redaksia
By Redaksia 12 Prill, 2019 19:17