Keidi Bare, te skuadra me ambicje të Championsit

Desk
By Desk April 17, 2020 20:28

Keidi Bare, te skuadra me ambicje të Championsit

Sipas mediave spanjolle, skuadra e Getafes ka siguruar që tani një “ok” nga Keidi Bare dhe parimisht edhe nga Malaga, që duhet të sigurojë disa të ardhura të rëndësishme për të shpëtuar nga falimentimi para afateve që i ka vendosur Liga e Futbollit atje.

Getafe e ndiqte prej kohësh futbollistin shqiptar por në janar nuk arriti të kryente transferimin e tij edhe për faktin se ai ishte I dëmtuar dhe u detyrua të qëndonte për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Gjithsesi, klubi i La Liga ka mundur konkurrencën e Majorka, Deportivo Alavesh dhe Rajo Vajekano për mesfushorin shqiptar dhe në muajt e ardhshëm, sapo të mbyllet ky sezon i çuditshëm, do të finalizojë transferimin e tij.

Getafe aktualisht është në vendin e 5-të në kampionatin spanjoll dhe nëse do të rifillojë La Liga, është plotësisht në garë për të siguruar një vend mes katër më të mirëve dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.

Desk
By Desk April 17, 2020 20:28