Kek me komposto qershie me shijen më fantastike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 20 Janar, 2020 22:40

Kek me komposto qershie me shijen më fantastike

Njerëzit e apasionuar pas ëmbëlsirave do ta dashurojnë recetën e kekut me çokollatë dhe qershi.

Kjo recetë është ideale për tu servirur në festa e gosti familjare, ndonëse ta pranojmë të vërtetën, gatimi i një ëmbëlsire nuk ka nevojë për shkak.

Keku me çokollatë dhe qershi mund të tingëllojë si një sajesë e ëmbël, sidomos duke qenë se ka përbërës të thjeshtë dhe gatuhet shumë lehtë.

7 Arsyet Përse Do T’Ju Pëlqejë Keku Me Çokollatë Dhe Qershi

Ky kek, është një nga më të shijshmit dhe të ëmblit që mund të gatuani për ditëlindjen e dikujt që keni për zemër.

Këtë kek mund ta gatuajë kushdo.

Përbërësit e këtij keku gjenden lehtë në kuzhinë.

Kjo është ëmbëlsira më e dashur edhe për tekanjozët.

Asnjë copë prej tij nuk mbetet në pjatë

Kombinohet shumë mirë me të gjitha llojet e akulloreve, sidomos atë të vaniljes.

Është i mirë për çdo rast, Vit të Ri, Krishlindje, Shën Valentin, Ditë Vere e të tjerë.

Përbërësit:

Gjysëm filxhani me gjalpë

Një filxhan  e gjysëm me sheqer të bardhë

Një filxhan e çerek me miell për ëmbëlsira

Një lugë (çaji) e çerek  me sodë buke

Dy vezë

Një lugë çaji me kripë

Një lugë çaji me ekstrakt bajamesh

1 kavanoz me komposto qershie

Gjysëm filxhani me kakao pluhur

Përgatitja

Ngroheni furrën në 175 gradë.

Lyejeni tepsinë me yndyrë dhe miell.

Përzieni gjalpin dhe sheqerin deri sa të bëhen të shkrifëta. Shtoni vezët dhe ekstraktin e bajames dhe vazhdoni me përzierjen e njëtrajtshme.

Shtoni miellin, kripën dhe sodën e bukës deri sa të formohet masa e duhur e kekut.

Shtoni qershitë dhe hidheni të gjithë masën në tepsi.

Piqeni për 30-35 minuta dhe më pas nxirreni nga furra.

Mund ta zbukuroni sipër me qershi dhe ta servirni me akullore me shije vanilje ose çokollate./agroweb.org

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 20 Janar, 2020 22:40