Keni probleme me vjellje dhe marramendje gjatë udhëtimit? Ja zgjidhja

Keni probleme me vjellje dhe marramendje gjatë udhëtimit? Ja zgjidhja

Në këtë artikull do të prezantojmë një produkt shumë efikas dhe shumë të përshtatshëm për të gjitha moshat dhe për të dy gjinitë nga Kompania Amerikane HEALTH ENTERPRISES: Shirit dore kundër vjelljes, marramendjes dhe përzierjeve.

Ky rreth dore që ndryshe njihet edhe si ACU-STRAP, përdor të arriturat e bazuara në akupunkturë që nga viti 1988, për të lehtësuar mundimin dhe tundimin që shkaktohet tek disa persona nga udhëtimi, shtatzënia, apo edhe tek pacientët që mund të kenë një problem apo shqetësim të tillë pas përdorimit të hemoterapisë. Ky produkt tani më, ka vazhduar të përsoset, më lehtë përdoret në raste të caktuara, por edhe me dizajnin e tij. Klinikisht dëshmohet për suksesin e tij. Një produkt që jep efekte të menjëhershme në mënyrë të natyrshme dhe pa përdorur ilaçe!

Instruksionet për përdorim të shiritit ACU STRAP

Të gjithë personat që do të përdorin këtë produkt, për t’u siguruar që ai funksionon siç duhet, i këshillojmë të ndjekin udhëzimet e mëposhtme, se si duhet vendosur ai në dorë.

▪ Vendosni shiritin në të dy duart tuaja.

▪ Sigurohuni që butoni i secilit shall të prek pikën e ashtuquajtur “Nei-Kuan”, si në foton më poshtë:

▪ Që efekti të jetë i plotë, të dy shallet duhet të barten në të njëjtën kohë, në të dy duart, dhe, në rastet kur tundimi nga udhëtimi është që në fillim të tij, rekomandohet që të vendoset para fillimit të udhëtimit. Personat që nuk kanë ndonjë vështirësi të theksuar gjatë udhëtimit, por në raste të caktuara në varësi të trazimeve që fitojnë nga udhëtimet me makinë (kthesa të shumta); dallgët e mëdha të anijeve; apo lëkundjet e mëdha të aeroplanëve – atëherë mund t’i vendosin ato, kur fillojnë të mos ndjehen mirë.

▪ Ky produkt është një inovacion dhe nuk ka asnjë efekt anësore siç mund ta kenë ilaçet në përgjithësi, andaj rekomandohet që të përdoret nga çdo i rritur, por edhe tek fëmijët me të njëjtën masë, falë elasticitetit që ka ky produkt.

▪ Ky produkt bën udhëtimet tuaja të këndshme dhe nuk lejon që tundimet e vjellja që mund të shfaqet gjatë udhëtimit t’ju prish udhëtimin tuaj, ngase një gjë e tillë tani më parandalohet nga shalli i dorës ACU-STRAP.

▪ Nga momenti kur vendosen në dorë, nevojiten më së shumti 5 minuta deri sa të fillojnë së vepruari. Veprimi mund edhe të shtohet nëse keni ndonjë situatë emergjente, duke shtypur sipër butonit që është i vendosur në secilin shirit të dorës.

▪ ACU-STRAP mund të lahet në ujë të ngrohtë deri 5 herë gjatë kohës së përdorimit të tij.

Mesazhet Promocionale!

1. Të udhëtoni nëpër botë për kënaqësi apo për biznes, tani është më lehtë se kurrë më parë. Pavarësisht se udhëtimi juaj bëhet me aeroplan, veturë, tren, apo anije – mund të jetë një përvojë e tmerrshme nëse ju vuani nga tundimi/përzierja/marramendja që iu shkakton udhëtimi.

Shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje për këto shqetësime përmes produktit që prezantuam dhe i cili, në fakt, nuk ndihmon vetëm në situata kur keni probleme me udhëtimin, ose kur keni mundime nga shtatzënia, apo edhe kur jeni nën trajtimin me hemoterapi.

2. Pothuajse 80% e grave shtatzëna vuajnë nga e ashtuquajtura “sëmundje e mëngjesit” në një moment apo tjetër. Ndërsa simptomat zakonisht do të lehtësohen rreth javës së 14-të. Janë të rralla ato që mund të përjetojnë të përziera dhe të vjella, thuaja gjatë tërë shtatzënisë së tyre. Kuptohet, shumica e grave janë të kujdesshme në trajtimin e mundimeve të mëngjesit që, të mos dëmtojnë fëmijën e palindur. Për fat të mirë, ky produkt siguron një mënyrë të lehtë dhe të natyrshme për të luftuar sëmundjet e mëngjesit, pa marrë ilaçe dhe pa ndonjë efekt anësor.

Ndalo mundimet e mëngjesit që mund të dëmtojnë kënaqësinë e shtatzënisë së hershme

Një nxitje psikologjike për pacientët me kancer

Të përzierat dhe të vjellja, janë efekte të përbashkëta dhe të pakëndshme anësore që shkaktohen nga kimioterapia e pacientëve me kancer – shpesh duke vazhduar për disa ditë dhe që rëndon seriozisht jetën e përditshme të pacientit

ACU-STRAP tani është provuar klinikisht për ndikimin direkt në reduktimin e simptomave të përzierjes, marramendjes dhe të vjellave. Për më tepër, pacientët e prekur nga kanceri, mund ta përdorin vetë pa ndihmën e të tjerëve, Kjo, atyre iu ofron një nxitje psikologjike në saje të ndjenjës së të qenit zot i vetes së tyre.

Kjo është edhe një nga arsyet shtesë, përse infermieret dhe mjekët inkurajojnë përdorimin e ACU-STRAP për të ndihmuar pacientët që ata vet të kontrollojnë simptomat, dhe, si pasojë – reagimin e tyre, ndërsa psikikisht është shumë pozitive për trajtimin me kimioterapi dhe shërim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 26, 2016 23:11