Kërcënimet e eurodeputetit bullgar Xhambaski, reagon MPJ e Maqedonisë së Veriut

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 20:07

Kërcënimet e eurodeputetit bullgar Xhambaski, reagon MPJ e Maqedonisë së Veriut

T&S

Ministria e Punëve të Jashtme edhe njëherë reagoi ashpër duke i dënuar deklaratat e Eurodeputetit, Xhambaski, për çka përmes rrugëve diplomatike e informoi edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Në këtë rast, Ministria do t’i rekomandojë edhe Presidentit që t’i përgjigjet në mënyrë të duhur kolegut të tij, Presidentit Radev, dhe për këtë sjellje do të kërkohet njoftim dhe kërkesë për distancim edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian.

Kërcënimet, deklaratat për kërcënime, paralajmërimet janë çështje me të cilat merren organet e sigurisë, presim që ata seriozisht t’i marrin parasysh deklaratat e fundit të Xhambaskit dhe të marrin vendimin e duhur për qasjen e tij të kufizuar në vend.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 20:07