Kërçovë, përkujtohen viktimat e Bullgarisë, Ahmeti: Tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:41

Kërçovë, përkujtohen viktimat e Bullgarisë, Ahmeti: Tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë

Në Akademinë përkujtimore “Një vit pa birin tonë Gazmend Ukalli” të organizuar në Kërçovë mori pjese edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti së bashku me familjarët e të ndjerin, Gazmend i cili si shumë bashkëvendas, tragjikisht humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, raporton indeks.mk

Nëpërmes kësaj akademie Ahmeti ka uruar që shpirti i të gjithë atyre që humbën jetën të prehet në paqe e familjarëve të ju shtohet durimi!

“Një vit pa Gazmendin, mungesa ndjehet jo vetëm tek familja Ukalli por edhe tek të gjithë ne. Ikja nga kjo botë në moshë të re ka lënë zbrazëtirë të madhe në mbarë Kërçovën, sepse njihej për sinqeritetin dhe elanin që kishte për punë, iku në lule të rinisë. Bashkë me qytetarët e Kërçovës, familjen Ukalli, kreun e komunës Fatmir Dehari, miq, shokë dhe gjithë kolegët e punës, e përkujtuam në një Akademi përkujtimore: “Një vit pa birin tonë Gazmend Ukalli”. Sot, përkujtuam edhe qytetarët tjerë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Bullgari, me shpresë që tragjedi të tilla të mos përjetojmë asnjëherë. Edhe pas një viti, uroj që shpirti i të gjithë atyre që humbën jetën të prehet në paqe e familjarëve të ju shtohet durimi!”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAliAhmetiOfficial%2Fposts%2Fpfbid0Y6mXLrB4uab5USpku2qcpzJo9bwYwEtTS1RXLZPSoKXA84wvqiefedmTq8ckciDQl&show_text=true&width=500

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:41

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...