Kërkesat e Pendarovskit, reagojnë bullgarët, Xhambaski: Sidoqoftë, Maqedonia është bullgare

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:15

Kërkesat e Pendarovskit, reagojnë bullgarët, Xhambaski: Sidoqoftë, Maqedonia është bullgare

Pas kërkesës së presidentit Pendarovski për shpallje të personit non grata ndaj deputetit bullgar Angel Xhambaski, vërshojnë reagimet dhe provokimet nga fqiu lindor. Në faqen e tij në fejsbuk, Xhambaski kërkon kthimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut në vazhdimin e rrugës eurointegruese. Sërish me qëndrim se Maqedonia është bullgare.

“Rikthejeni veton. Maqedonia ka qenë dhe do të jetë bullgare. Republika e Maqedonisë së Veriut është krejt një gjë tjetër.”

Vigenin: Politikanët maqedonas të përmbahen

Nënkryetari i parlamentit bullgar Kristijan Vigenin kërkon nga politikanët maqedonas të jenë më të përmbajtur në deklaratat e tyre. Edhe socialistët bullgar janë pro veto-s ndaj RMV-së për anëtarësim në BE.

“Ngjarjet e ditëve të fundit dhe raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vërtetojnë korrektësinë e qëndrimit të BSP-së të mos e përkrah shfuqizimin e vetos për bisedimet për anëtarësim të RMV-së në Bashkimin Evropian.”, – deklaroi Kristijan Vigenin nga Partia Socialiste Bullgare.

Kovaçevski: Provokimet s’na e ndalin rrugën integruese

Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se shteti nuk do të ndikohet nga provokimet që kanë për qëllim zhvendosjen nga rruga evropiane.

“Nuk do të lejojë provokimet që vijnë nga palët e treta të dëmtojnë agjendën evropiane të shtetit dhe marrëdhëniet e ndërsjella me Republikën e Bullgarisë.”.

Diplomatët: Sofja s’mundet të pengojë më, BE të mbikëqyr

Për shkak të raporteve të fundit me fqiun lindor, diplomatët me karrierë nuk janë të mendimit se Sofja do të sillet jashtë marrëveshjes që ka nënshkruar me vendin tonë, nën patronazhin e BE-së.

“Nëse Maqedonia është sinonim i paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, tash kur kemi luftë në Ukrainë dhe Evropë, Maqedonia meriton trajtim më ndryshe.”, – theksoi diplomati, Srgjan Kerim.

“Nuk besoj se do të vijë deri te iniciativat dhe bllokadat e reja për shumë arsye: e para, sepse bëhet fjalë për BE-në, për politikën e përbashkët të jashtme dhe e dyta, Bullgaria në këto momente nuk ka qeveri.”, – u shpreh ish-ambasadori, Nano Ruzhin.

Shefi i shteti Pendarovski ka dorëzuar tek organet kompetente një listë prej disa personave, ndër to edhe Angel Xhambaski, që mos t’ju lejohet hyrja në vendin tonë për shkak se i konsideron individ që punojnë kundër qasjes perëndimore të vendit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 19:15